Përshkrim
Përshkrimi i Verës: RIBECA SICILIA – FIRRIATO
Detaje të Prodhimit:
Ribeca është një verë e kuqe ekskluzive e kantinës Firriato, e prodhuar 100% nga rrushi Perricone, një varietet autokton i rrallë i Siçilisë. Firriato ka qenë një nga kantinat pionere në ruajtjen dhe rivlerësimin e këtij rrushi, duke krijuar një verë unike që përfaqëson në mënyrë të përkryer shpirtin dhe traditën e vreshtarisë siciliane. Ribeca vjen nga vreshtat e zonës Baglio Sorìa, ku klima mesdhetare dhe toka e pasur i japin verës kompleksitet dhe elegancë të jashtëzakonshme.
Karakteristikat
- Ngjyra: E kuqe rubin e thellë, me reflektime të purpurta.
- Aroma: Jashtëzakonisht komplekse dhe e sofistikuar, me nota intensive të manave të egra, qershisë së pjekur dhe kumbullës, të pasuruara me nuanca pikante të kanellës, duhanit, çokollatës së zezë dhe një prekje minerale.
- Shija: E fuqishme, e ngrohtë dhe e balancuar, me tanine të buta dhe të integruara. Struktura elegante dhe pas-shija e gjatë e bëjnë këtë verë të paharrueshme.
Shoqërime të Sugjeruara
Kombinohet në mënyrë të shkëlqyer me:
- Mishrat e kuq të pjekur
- Pjatat me tartuf dhe kërpudha
- Pasta ose Risotto
- Djathë i Stazhonuar