Përshkrim
Përshkrimi i Verës: BLANC DE BLANC CHAMPAGNE – BARONS DE ROTHSCHILD
Detaje të Prodhimit:
Blanc de Blancs nga Barons de Rothschild është një champagne e krijuar ekskluzivisht nga Chardonnay 100% Grand Cru, që vjen nga terroir-t më prestigjioze të Côte des Blancs. Kjo cuvée është shprehje e përkushtimit të familjes Rothschild për të ofruar një stil të pastër, preciz dhe afatgjatë – një simbol i sofistikimit, finesës dhe freskisë së përhershme.
Karakteristikat
- Ngjyra: Floriri i hapur me reflektime të ftohta. Flluskat: shumë të imëta, elegante dhe të qëndrueshme
- Aromë: Freski e pastër dhe elegante, Fruta të bardha (mollë jeshile, pjeshkë), agrume të buta, brioshë dhe nota të lehta bajameje. Nuanca delikate florale dhe një prekje minerale në fun
- Shije: E pasur dhe e tensionuar, me një strukturë të saktë dhe aciditet të lartë të balancuar . Finale e thatë, shumë e gjatë, me thekse të freskëta frutash dhe prekje gëlqerore. Elegancë absolute, pa ngarkesa, shumë e përshtatshme për kombinime gastronomike delikate
Shoqërime të Sugjeruara
Kombinohet në mënyrë të shkëlqyer me:
- Aperitiv për evente ekskluzive
- Ostriche, karavidhe, tartar salmoni
- Peshk të bardhë në avull, sashimi, sushi
- Risotto me limon dhe trufe të bardhë
- Djathë dhie të stazhionuar ose brie i freskët
- Kombinime me kuzhinë vegjetariane me bazë agrumesh