Victoria Beckham ngre dolli për Vitin e Ri 2018 me një verë të Vega Sicilia, 800 euro shishja
Beckhamët kanë qenë gjithmonë të ndryshëm, shik për shumë dhe të çuditshëm për shumë të tjerë, por ajo çka duket qartë është, se janë një familje e ndjekur shumë. Victoria Beckham, gradualisht, po fiton një terren në botën e modës dhe tashmë është e respektuar nga shtypi dhe profesionistët në këtë sektor, gjë që askush nuk do të kishte menduar vetëm pak vite më parë. Sot ata kanë shumë për të ngritur dolli për 2018-n dhe ata e bëjnë këtë me stil, s’ka si të jetë ndryshe.
Rrjetet sociale na kanë bërë bërë të njohur se me çfarë kanë ngritur dolli Beckhamët ditën e parë të vitit 2018, është spanjolle dhe shumë e shtrenjtë. I përket Vega Sicilias, një nga kantinat më prestigjioze në Spanjë, e lokalizuar në Ribera del Duero, në provincën e Valladolid si dhe në Rioja në krahinën e Alavas. Ata kanë zgjedhur veçanërisht ‘Unico 2017’, verën kryesore të Vega Sicilias, që është bërë me rrush të cilësisë më të lartë. Shumëllojshmëria mbizotëruese është Tempranillo (rreth 80%, por varësisht nga çdo vjelje) dhe Cabernet Sauvignon (20%). Është pesë-vjeçare, në fuçi me madhësi dhe mosha të ndryshme. Kjo verë ka një çmim tregu prej 800 € në edicionin Magnum (1.5 litra) dhe 280 euro në edicionin e 0.75 litrave.
Ndërsa Victoria Beckham jetonte në Madrid, kishte shumë komente që e bënin atë të kuptonte se ajo i mungonte shumë Anglisë, vendit të saj të lindjes, por mesa duket i pëlqen cilësia dhe luksi që ofron Spanja. Spanjollët shpresojnë që shumë të tjerë të tërhiqen nga verërat e tyre të famshme, duke i mirëpritur ata krahëhapur.
Shije e parë: Hedhjet e reja në treg të Vega Sicilia, përfshirë Único 2006
Sarah Jane Evans MW ka provuar hedhjet e fundit në treg nga Vega Sicilia, për të cilat ka dhënë një pasqyrë në “Decanter Magazine”.
“Evolucion, jo revolucion” është slogani në Vega Sicilia. Ka pasur shenja premtuese të zbatimit të zhvillimit gradual nëpër verërat në lançimin e parë ndërkombëtar të hedhjeve të reja të Vega Sicilias për 2018-n.
Reserva Especial, përzierja tradicionale NV në tri vjelje, ishte YLLI (shkëlqimi). Kjo e bën rastin që përzierja të jetë më shumë se vetëm shuma e pjesëve. Veraria e re në Vega Sicilia u hap në 2010-n, kështu që Reserva Especial ende nuk pasqyron ndryshimet në teknologji.
Drejtori teknik Gonzalo Iturriaga iu bashkua ekipit në shtator 2015 dhe po punon në një numër frontesh. “Për shembull, me Valbuena ne po shohim të kthehemi në çelik inox për vitin e dytë, pas atij viti të parë të rëndësishëm në lis. Ne po gjykojmë mbi një numër bashkëpunëtorësh të ndryshëm. Ne gjithashtu po luajmë me madhësinë e buteve. Në të ardhmen po punojmë më shumë konkretisht; dhe me Alion ne po fillojmë të sjellim pak lis amerikan. Në përgjithësi, puna jonë po lëviz nga druri në taninet e kadifenjta”.
Prova, me siguri, zbuloi verëra më të shkëlqyera, lis të zbutur, taninë më pak të ashpër. Ndryshimet delikate nuk ndryshojnë firmat e verërave, por ato sigurojnë freski dhe më shumë fruta. Kjo vepër ka jehuar në Rioja, ku fokusi ka qenë të përshtatet lisi i duhur dhe verëbërja deri te Tempranillo.