Si po e ndryshon vera industrinë e bukurisë
Vinoterapia
Na ishte një kohë, shumë më parë, kur vera përdorej si produkt bukurie për të varfrit. U shfaq përpara 2000 vjetësh dhe tani është një nga më të kërkuarat dhe të shtrenjtat ilaç bukurie në planet. Zbuloni se si është përdorur dhe pse është kaq efektive.
Gratë, gjatë periudhës së lashtë romake, dihej që merrnin llumin e verës dhe lyenin me të faqet e tyre, një alternativë më e lirë krahasuar me petalet e trëndafilave, pudra e preferuar në atë kohë. Duke ecur përpara 2000 vjet, vera është bërë një nga eliksiret më të shtrenjta dhe më të kërkuara për bukurinë në treg.
Kujdesi i lëkurës me verë
Prodhimet e kujdesit të lëkurës me produkte të verës po shfaqen anembanë botës, duke futur një shumëllojshmëri të rrushit si përbërës kryesor. Kush do ta kishte menduar se të qenurit bujar me locionin kremoz Pinot Noir dhe Zinfandel në fytyrën tuaj mund të jetë ndjerë ndonjëherë aq mirë? Ndërkohë që produktet më të lira të prodhuara në masë po shfrytëzojnë këtë prirje të re, ekzistojnë edhe disa prodhues tepër të lartë.
Marrim Vinevera, për shembull: Resveratol Malbec DNA Biology Emulsion Capsules (Emulsion kapsulash të ADN biologjike të resveratrolit malbek) do t'ju kushtojë 2.000 $ për një paketim të vetëm, 5.000 dollarë nëse doni paketën e tërë. Shtrenjtë? Po. Por janë për t'u hequr kapelen për dizajnin e tyre, kurrë s'është parë asnjëherë diçka si ai më parë.
Parqet 'zbavitje' të bukurisë
Ne të gjithë e dimë se Japonia shquhet për gjëra të çuditshme, kështu që nuk është habi që të zbuloni se vetëm jashtë Tokios ka një park zbavitjeje (Yunessun Resort), ku mund të laheni në pijen tuaj të preferuar. Ndërsa çaji jeshil, sakeja (verë orizi) dhe kafja përbëjnë tri pishina të parkut, deri më tani më popullorja është pishina gjigande e mbushur me verë të kuqe. Mysafirët mund të pushojnë ndërsa një shishe gjigande mbush pishinën me një rrjedhje të vazhdueshme të verës. Freskët? Ç'kënaqësi! Por nuk do t'jua rekomandoja ta pinit atë.
Spa me verë, bazuar në shkencë
Ndërsa shkenca dhe bukuria janë dy subjekte që janë ulur krah për krah për dekada, ishte një studim i vitit 1993 që i hapi rrugën verës të jetë fokusi kryesor në industrinë e spa-së. Studimi zbuloi se resveratroli (një përbërës i gjetur në rrush) mund të zgjasë jetëgjatësinë e qelizave me 160%. Përshtatësit e hershëm të industrisë nuk e kuptonin se në ç'minierë ari po futeshin. Caudalie ishte pionierja e parë e Spa-së me verë dhe ata tani kanë pesë filiale në të gjithë botën në emrin e tyre (spa-ja kryesore është në Bordo, natyrisht). Nga scrub-et Cabernet në larjet në vaska të mbushura me Pinot Noir, këto trajtime luksoze po e çojnë shijimin e verës në një nivel krejtësisht të ri dhe eksitues.
Këto janë vetëm tre nga shumë shembuj që shfaqen në të gjithë globin se si vera bëhet një komponent kryesor i industrisë së bukurisë dhe kozmetikës. A janë ato të shtrenjta? Po. Por, duke pasur parasysh efektivitetin e tyre, nuk është e vështirë të kuptohet pse kaq shumë njerëz tundohen për të eksploruar këtë botë të re të vinoterapisë.
Spa me verë që në kohën e Kleopatrës
Verërat dhe trajtimet tradicionale spa, tashmë, kombinohen për t'u ofruar konsumatorëve një qasje të re për relaksim dhe kujdesin për lëkurën. Vera nuk ka vetëm shije të mirë - është gjithashtu e mirë për lëkurën tuaj. Terapia me verë heq lëkurën e thatë dhe rrit qarkullimin me një pastrim shkumor, të pasur me vitamina, kripë deti dhe verë, e ndjekur nga një masazh i ngrohtë me verë. Të mbushura me vitamina ushqyese rrushi, fara dhe hardhitë e tyre, përmbajnë disa nga antioksidantët më të fuqishëm të natyrës, duke ndihmuar në imazhin e trendit më të nxehtë në industrinë e spa-së, duke pastruar fytyrat me Merlot, me nje shtresë scrub-esh të shtypur Kabërneti, duke u larë në ujë pranveror, të trajtuar me ekstraktin e rrushit të kuq, gjëra këto, që të gjitha, ndihmojnë në zbutjen, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Mesa duket, Kleopatra ia kishte qëlluar kur lahej në vaska me verë 200 vjet më parë.