﷯

Rajone të verërave të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s për t’u vizituar

Sa faqe të UNESCO-s keni shenjuar deri më tani? Bëhuni gati! Adhuruesit e verës mund të frymëzohen me udhëzuesin e top rajoneve dhe qyteteve të verërave të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s...

 

 

Champagne

Arritja atje: Një orë udhëtim nga Parisi ose 40 minuta me trenin TGV nga Paris Gare du Nord.

Champagne erdhi çuditërisht vonë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s; vreshtat e saj, shtëpitë dhe miljet e bodrumeve nëntokësore e bënë pjsëtarin ekskluziv në vitin 2015.

Ka qenë gjithashtu pak e ngadaltë për të marrë në konsideratë potencialin e turizmit të verës, duke pasur parasysh se është larg gati një orë nga Parisi, një nga qytetet më të vizituara në botë.

Por, gjërat po ndryshojnë në këtë pjesë të botës dhe disa shtëpi ia vlen të vizitohen.

 

Azoret

Arritja atje: Fluturimet ndërkombëtare zbarkojnë në ishullin më të madh, São Miguel, për lidhjen me ishujt më të vegjël. Ju gjithashtu mund të fluturoni në disa prej ishujve nga Lisbona.

Udhëtimi në Azore

Porti i Velasit në ishullin e Sao Jorge, Azore.

Azoret kanë dy site të UNESCO-s; njëra është kultura e vreshtave në ishullin Pico. Historia e vreshtarisë së Picos, ishullit të dytë më të madh, daton në shekullin e 15-të, me një seri muresh lineare të vendosura në të gjithë ishullin, që mbrojnë parcela të vogla toke nga era dhe deti.

Ishulli Terceira, porti i shekullit të 15-të, është gjithashtu një vend i UNESCO-s, i renditur si një “shembull unik i arkitekturës ushtarake”.

 

Prosecco, Itali

Premium Prosecco

Peizazhi eksitues i territorit Conegliano

Valdobbiadene të Prosecco

Një nga të listuarat më të fundit në vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, peizazhi i Le Colline del Prosecco di Conegliano e Valdobbiadene u shtua në korrik 2019.

Zona e vreshtarisë për Prosecco DOCG është përfshirë si pjesë e kësaj, në veçanti ‘ciglioni’- parcela të vogla hardhish në tarraca të ngushta me bar - dhe metoda ‘bellussera’ (metodë e rritjes së hardhisë, e shpikur në fund të viteve 1800 nga vëllezërit Bellussi si një përpjekje për të parandaluar sëmundjet e rrushit) e formimit të vreshtave, si shembuj të ndikimit të njeriut në formësimin dhe përshtatjen e këtij peizazhi natyral.

Shëtisni në vreshtat e Prosecco për ta parë vetë atë.

Është gjithashtu e lehtë për të kombinuar këtë udhëtim me vendet e tjera të afërta të UNESCO-s - të tilla si Venecia dhe laguna e saj, ose qyteti i Veronës.

 

Tokaj, Hungari

Arritja atje: Fluturoni për në Budapest, më pas është një udhëtim triorësh për në Tarcal përmes autostradës M3. Udhëtimi me tren të drejtpërdrejtë nga stacioni Budapest Keleti për në Tokaj zgjat 2.5 orë.

Tokaj i Hungarisë, emërtim i karakterizuar nga kodrat e tij të ulta dhe të gjelbra, ka nderin të jetë i pari rajon i verës i klasifikuar në Europë. Traditat mijëravjeçare të verës, të cilat mbesin akoma në fuqi, e bëjnë atë një zgjedhje të dukshme për përcaktimin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Shtëpia e verës së ëmbël të famshme Tokaji-Aszú (e karakterizuar nga mbreti francez Louis XIV si ‘vera e mbretërve, mbreti i verërave’), është gjithashtu e rëndësishme për qilarët labirintikë të saj, ku ruhen këto verëra të ëmbla historike.

Qilari Ungvári në Sátoraljaújhely, afër kufirit sllovak, përfshin katër kate që bashkojnë 27 qilarë të ndryshëm, të aksesueshëm nga porta të ndryshme tokësore. Humusi i pazakontë, që mbulon qilarin labirintik, është një përbërës që kontribuon në magjinë e këtyre verërave të ëmbla.

 

 

Loire Valley, Francë

Arritja atje: Fluturoni për në Paris-Orly dhe Sancerre është një udhëtim dyorësh me makinë. Përndryshe, merrni një tren nga Parisi në Tours. Saumur është një udhëtim njëorësh me makinë në perëndim. Sancerre është një udhëtim me makinë në lindje, dy orë e gjysmë nga Tours. Ju gjithashtu mund të fluturoni për në Tours.

Me vreshtave kodrinore të krasitura dhe fushave të grurit, rrethuar nga ndërtesa të modifikuara gjatë Rilindjes, Loire është një testament i gjallë për epokën e artë të njerëzimit.

Zona e UNESCO-së e Loire përfshin 164 qytete dhe fshatra - përfshirë Chinon, Samur dhe Angers - midis dy kodrave që kufizojnë lumin nga Sully-sur-Loire (Loiret) dhe Chalonnessur- Loire (Maine-et-Loire).

Shumë prej fshatrave dhe rrugëve simpatike të rajonit janë gjurmët e ndikimit të madh romak, pasi Loire ka qenë një rrugë ujore jetësore midis Romës dhe Gaulit të lashtë.

 

 

Valparaíso, Kili

Arritja atje: Valparaíso është rreth një orë me makinë nga kryeqyteti Santiago.

Lagjja historike e qytetit portual të Valparasos ka qenë një vend i UNESCO-s që nga viti 2003, për shkak të trashëgimisë së tij të epokës industriale të lidhur me tregtinë detare ndërkombëtare të fundshekullit të 19-të dhe fillimit të 20-ës.

Si një destinacion për adhuruesit e verës, është afër dy rajoneve të verës, Casablanca dhe San Antionio Valley, si dhe restoranteve të shkëlqyera për ata që e duan verën dhe ushqimin e freskët të detit.

Eksploroni rrugët kodrinore të këtij qyteti dhe sigurohuni që ta bëni pa guidë turin artistik të rrugës së verës.

 

 

Douro Valley, Portugali

Arritja atje: Fluturoni për në Porto. Një orë me makinë në zemër të luginës, ose një rrugë më piktoreske është udhëtimi 2.5 orë me tren, i njohur si Linha do Douro.

Tur vere në Spanjë dhe Portugali

Me kufij të vënë që në 1756-n, Douro është një nga rajonet më të vjetra të verës në botë dhe është një sit i trashëgimisë botërore të UNESCO-s për shkak të ndikimit njerëzor në zhvillimin e tij. Më shumë se 2000 vjet vend vere e kanë formësuar atë në një destinacion verëprodhues tarracor, të mbuluar me hardhi.

Terroiri është rreshp shumë acid, që verëbërësit e kanë thyer dhe grimcuar fizikisht për të akomoduar hardhitë. Konturet e pjerrëta malore kërkojnë administrim serioz me tarracat dhe ujërat; disa hardhi kanë rrënjë që shkojnë deri në 20 m thellësi. Kultivimi i rrushit këtu kërkon guxim të rrallë.

 

 

Piemonte, Itali

Arritja atje: Fluturoni për në Torino. Ju duhen rreth 1 orë 20 minuta udhëtim me makinë për në Alba.

Komisioni i Trashëgimisë Botërore shtoi peizazhin e vreshtave të Piemonte, Langhe-Roero dhe Monferrato, në 2014-n.

Lista përfshin qytetet e Barolo, Castiglione Falletto Grinzane Cavour, La Morra, Monforte d’Alba, Novello dhe Serralunga d’Alba në DOCG Barolo, si dhe Barbaresco dhe Neive në DOCG të Barbaresco.




Middle Rhine, Gjermani

Arritja atje: Fluturoni për në aeroportet e Frankfurtit ose Këln-Bon dhe pastaj udhëtimi me makinë zgjat rreth 1 orë 30 minuta nga secila.

Bukuria e Middle Rhine është e mirëdokumentuar, por ajo fitoi statusin e UNESCO-s për rolin e saj si një arterie kryesore tregtare në evolucionin e historisë dhe zhvillimit njerëzor.

Shtigje të shumta shëtitjeje rrethojnë fshatrat, duke u ofruar vizitorëve hapësira të mrekullueshme të vreshtave dhe fshatrave të pyllëzuara. Riesling lulëzon në kodrat e mëdha të rajonit, por kërkon kujdes dhe aftësi të madhe gjatë vjeljes (me disa kënde shpatesh të pjerrëta afro 45˚).

Mënyra ideale për të eksploruar rajonin, dhe sigurisht më baritori, është me varkë. Konsideroni fshatin Boppard si bazën tuaj të shtëpisë, një qytet 2000-vjeçar që pret një shëtitje të përvitshme nëpër vreshta, të dielën e fundit të prillit.

 

 

Bordeaux dhe St-Emilion, Francë

Bordo vështirë se ka nevojë për prezantim për adhuruesit e verës. Sipas UNESCO-s, roli 2000-vjeçar i qytetit si kryeqyteti i një rajoni të prodhimit të verës me famë botërore e bëjnë atë një shembull të shkëlqyer të trashëgimisë kulturore. Dhe në shumë mënyra, qyteti është po aq i bukur dhe intrigues sa vetë rajoni.

Dekadën e kaluar, shumica e ndërtesave (të mbuluara më parë nga zgjyra dhe bloza) i janë nënshtruar një pastrimi masiv të fasadave, duke i falur shkëlqim shtesë strukturave madhështore të qytetit.

 

 

 

Vjenë, Austri

Qyteti historik i Vjenës e ka origjinën nga vendbanimet e hershme keltike dhe romake. Ajo ruajti rëndësinë e saj si një qytet mesjetar dhe barok dhe ishte kryeqyteti i Perandorisë Austro-Hungareze, kjo është dhe arsyeja pse qytetit iu dha statusi i UNESCO-s në 2001-n - megjithëse në 2017-n u shtua në listën e vendeve të rrezikut të zhdukjes të Trashëgimisë Botërore.

Të qenët shtëpia e artit bashkëkohor, operës, teatrit, kafesë, pastave të ëmbla dhe natyrisht ushqimit të shkëlqyeshëm e verës lokale, e bën këtë vend një destinacion të shkëlqyer për pushime qytetase. Qytetari Jason Turner rekomandon të shijoni pamjen ‘marramendëse’ të Vjenës nga vreshti Nussberg në jug.

Dashamirët e verës gjithashtu mund të vizitojnë rajonin e verërave Wachau në Austri, i cili është vetëm një orë larg qytetit.

 

 

 

Pantelleria, Itali

Po kërkoni ndonjë vend të izoluar për të eksploruar apo për t’u larguar nga gjithçka? Karta për këtë përzgjedhje është Pantelleria, 85 km larg bregdetit jugor të Italisë.

Teknika tarracore e rritjes së hardhive, e kaluar nga brezi në brez prej shekujsh, u vendos në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në fund të vitit 2014.

Passito di Pantelleria, një verë e ëmbël e bërë nga rrushi i tharë “Zibibbo”, i njohur ndryshe edhe si Muskati i Aleksandrisë, ka statusin e DOC në Itali. Muskati i Pantelleria-së është gjithashtu një DOC.

 

 

 

Monticello, Virginia, USA

Monticello, shtëpia e plantacioneve e projektuar dhe e banuar nga Thomas Jefferson u bë pjesë e listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në 1987-n, së bashku me University of Virginia në Charlottesville, ku ndodhet.

Jefferson ishte një adhurues i verës tejet i njohur dhe kultivoi vreshta atje, në tokat ku jetonte - në nivele të ndryshme suksesi, sipas raportimeve të kohës.

Prandaj, pse të mos futemi në një pjesë të historisë së SHBA-së dhe të përdorim gjithashtu mundësinë për të zbuluar se si po shkon brezi i tanishëm i verëprodhuesve dhe pronarëve të vreshtave të Virxhinias?

<

 Copyright © 2022 | Cel:+355 69 20 97 447 | Email: info@alehandrogroup.al