
2001
Fillimi i një udhëtimi të jashtëzakonshëm
Alehandro Group nisi rrugëtimin e saj në vitin 2001, si kompania e parë në Shqipëri e dedikuar ekskluzivisht për importin dhe distribuimin e verërave. Çfarë filloi si një përpjekje individuale, përmes pasionit dhe përkushtimit, u shndërrua në një kompani që sot njihet si lider në tregun shqiptar dhe në rajon për verërat.

Zgjerimi i partneriteteve ndërkombëtare
Historia e bashkëpunimeve të Alehandro Group filloi në zemrën e rajonit të Venetos, për të vazhduar me sukses në zona të tjera të njohura për prodhimin e verërave, si Toscana, Piemonte dhe çdo krahinë tjetër të Italisë. Çdo hap përfaqësonte një përpjekje për të sjellë në Shqipëri cilësinë më të lartë të verërave italiane, duke përmbushur nevojat e një tregu gjithnjë e më të sofistikuar.

2018
Një gur themeli i ri
Në vitin 2018, nën logon e Alehandro Group, kompania përforcoi pozicionin e saj si lider në industrinë e verërave me partneritetin ekskluziv me Louis Roederer, një nga shtëpitë më të njohura të shampanjës elitare në botë. Ky moment shënoi një gur themeli të rëndësishëm në historinë e grupit dhe ngriti më tej standardet tona të cilësisë.

2021
Rritje prestigji
Viti 2021 solli një tjetër arritje të madhe për Alehandro Group, me shtimin e emrit të shquar Lafite Rothschild në portofolin tonë. Ky bashkëpunim forcoi më tej reputacionin tonë për ekskluzivitet dhe cilësi të lartë.

2024
Një kapitull i ri suksesi
Në vitin 2024, Alehandro Group realizoi një përditësim të rëndësishëm në historinë e saj. Me hapjen e Akademisë për formimin e gjeneratave të reja në sektorin e enologjisë, somelierisë dhe informacionit, kompania u bë një pikë referimi për edukimin në këto fusha.
Suksesi i Alehandro Group kulmoi me hapjen e dyqaneve të verërave (Wine Shops) në qytetet kryesore të vendit si Tirana, Vlora, Korça, dhe më gjerë. Përtej kufijve të Shqipërisë, kemi depërtuar edhe në tregjet e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, duke u bërë sinonim i cilësisë dhe ekskluzivitetit në rajon.

2025
Një kapitull i ri në historinë Alehandro Group
Viti 2025 shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin tonë – lindjen e strukturës së re, një hapësirë që shkon përtej konceptit klasik të distribucionit të verës. Alehandro Group tashmë nuk është vetëm një emër, por një destinacion i vërtetë për të gjithë ata që jetojnë dhe duan botën e verës.
Me një sipërfaqe prej 7,800 m², kjo qendër e re përfaqëson një oaz të krijuar me kujdes, ku përfshihen një butik vere me etiketa unike dhe ekskluzive, zona degustimi të kuruara me stil dhe mbi të gjitha – Academy by Alehandro Group.

Magjia e botës së verës
Bota e verës është një univers magjik, dhe Alehandro Group është krenar të jetë udhërrëfyesi juaj në këtë botë, duke ofruar përvojën më të pasur të verërave të nivelit botëror. Përmes përkushtimit tonë ndaj cilësisë dhe elegancës, ne vazhdojmë të sjellim magjinë e verës pranë çdo konsumatori.