Sarah Jessica Parker: E konsideroja veten një pirëse Chardonnay, po jam e dashuruar me Sauvignon Blanc
Aktorja, producentja dhe stilistja Sarah Jessica Parker është e sinqertë kur shprehet se pse ajo u tregua e kujdesshme për të hyrë në botën e verës dhe pse e bëri atë sidoqoftë; tashmë është hedhur në treg Sauvignon Blanc-u i saj.
Kur u njoftua në fillim të këtij viti që Sarah Jessica Parker ishte bashkuar me kompaninë e verës në Zelandën e Re “Invivo” për të hedhur në treg markën e saj, u dëgjua një reagim i pashmangshëm ‘rreth e rrotull internetit’: “SJP, tregti në Cosmos për verë!». Por futja e yllit në industrinë e verës përfshin shumë më tepër sesa dalja në ekran e pirjes së koktejeve me miket e dashura: Fruti i parë i projektit të saj të verës, një Marlborough Sauvignon Blanc 2019, nën etiketën e saj “Invivo X, Sarah Jessica Parker”, ka dalë në qarkullim më 18 shtator.
Parker, e cila përveç arritjeve të saj në TV dhe filma, ka nisur edhe linjat e suksesshme të këpucëve dhe parfumeve, do të ndjekë projektin: Ajo ka nënshkruar si aksionare me Invivo dhe në maj ajo u takua me bashkëthemeluesit e kompanisë, Tim Lightbourne dhe Rob Cameron, në New York për të zgjedhur personalisht përzierjen për shishjen e parë të “Invivo X, Sarah Jessica Parker”.
“Unë kurrë nuk kam bërë asgjë, ku thjesht kam vënë emrin tim dhe të largohem. Nuk është thjesht mënyra sesi kam kryer biznesin tim”, thotë Parker. “Nëse nuk e pi dhe nuk besoj në të, nëse nuk do t’i vesh këpucët e mia, atëherë kush jam unë që t’i kërkoj ndokujt ta pijë atë apo t’i veshë këpucët apo ndonjë gjë tjetër?” Parker, madje, rregulloi paketimin, duke zgjedhur një nuancë të blusë me shkrim dore për modelin e saj “X” në etiketë, që përputhet me një nga ngjyrimet e preferuara nga linja e saj e këpucëve.
Invivo X, Sarah Jessica Parker
Sarah Jessica Parker projektoi etiketën për verën e saj të re, e cila u hodh në treg në 18 shtete dhe tetë vende të tjera shtesë në shtator.
“Ajo është një profesioniste totale”, shprehet paraprakisht Cameron, verëbërësja e Invivos, për “Wine Spectator” në seancën e përzierjes në Casa Apicii në Manhattan. “Ne thjesht vazhduam të provonim gjëra të reja, duke iu afruar në këtë mënyrë sa më shumë produktit përfundimtar”. Tjetër prurje për Invivo X, Sarah Jessica Parker, është një rosé nga jugu i Francës, e planifikuar për t’u hedhur në treg në pranverën e vitit 2020.
Parker aktualisht është ylli në serialin “Divorci” në HBO, sezoni i tretë i së cilës filloi të transmetohet më 1 korrik. Dhe ndërsa ajo ende gëzon një Cosmopolitan të bërë mirë, vera ka qenë prej kohësh pija e saj e dëshiruar. Ajo bashkëbisedoi me asistentin e botuesit Lexi Williams (për “Wine Spectator”) për aventurat e saj në biznesin e verës; dashuria e saj e papritur e lulëzuar vonë për Sauv Blanc; dhe mënyrën e çuditshme se si ajo mësoi të pijë verë gjatë udhëtimeve të saj nëpër Europë.
Si u bëtë një adhuruese e verës?
Epo, unë mendoj se ndoshta një sërë mundësish u prezantuan vetë. Para së gjithash, mendoj se duke udhëtuar shumë për punë dhe në vende që prodhojnë verë vërtet të mirë. Ju e dini, në vendet më evidente: [në] Europë - Italia dhe Franca, por edhe në Greqi e Kili dhe pak në Australi. Dhe unë mendoj se me kalimin e kohës u krijua një afeksion për të.
Unë nuk jam e arsimuar në atë masë që shumica e njerëzve, që kanë një mundësi si kjo, janë. Kështu që unë gjithmonë them paraprakisht se gjëra si kjo mundësi janë të mrekullueshme, sepse mëson për diçka që me të vërtetë e do. Unë nuk e kam kaluar jetën time profesionale duke punuar në industrinë e verës, por është e mrekullueshme të shkoj të punoj me njerëz, të cilët i admiroj dhe që kujdesen shumë për biznesin dhe tregtinë e tyre.
Cilat janë varietetet e verës apo rajonet që ju pëlqeni vërtet?
Jam e lumtur t’ju them se nuk jam vërtet e qëndrueshme. Kjo varet nga ajo çka hamë, në çfarë gjendje shpirtërore jemi dhe stinët. Unë gjithmonë kam menduar për veten time si një pirëse Chardonnay, dhe mendoj se u ndjeva sikur e ekspozova paksa veten si një person jo shumë kompleks. Por unë kam pasur disa Chardonnay të pabesueshme, me të vërtetë të këndshme. Por nuk jam specifikisht për këtë.
Kur udhëtojmë për në Irlandë, ku udhëtojmë pak, në të vërtetë kemi prirjen të pimë më shumë Sauvignon Blanc — ka kaq shumë verëra të Zelandës së Re në Irlandë. Kjo gjithmonë më befasonte në fillim, sepse gjithmonë e mendoja si një lloj verë shumë më të “vogël”, nëse kjo ka kuptim. Ndihej më pak e rrumbullakët dhe gjithmonë mendoja se preferoja një lloj verë më të “madhe”. Por unë jam dashuruar me Sauvignon Blanc, që është një lloj fati, duke pasur parasysh këtë bashkëpunim.
Invivo X, Sarah Jessica Parker
Sarah Jessica Parker mori vesh për Sauvignon Blanc në Zelandën e Re gjatë udhëtimeve të saj për në Irlandë.
Ndoshta ju ofruan shumë mundësi bashkëpunimi. Pse vendosët për verën, dhe pse Invivo-n në veçanti?
Epo, të jem plotësisht e sinqertë, nuk do ta konsideroja kurrë një bashkëpunim të verës. Unë nuk mendoj se je duke bërë ndonjë biznes, kur nuk ke njohuri sa duhet. Dhe vetëm sepse keni dashuri për diçka, nuk do të thotë që keni të drejtë të mendoni se mund të përfshiheni në një biznes vërtet të komplikuar.
Unë u njoha me zotërinjtë nga Invivo përmes një kontakti të ndërsjellë dhe ata më dërguan disa nga verërat e tyre në vitin 2018. Ishte atëherë që kuptuam që kishim blerë Invivo në Irlandë! Ne në fakt ishim duke blerë verëra Graham Norton, të cilat janë me të vërtetë, po me të vërtetë të mira. Kështu që filluam të bisedonim në telefon dhe në fillim mendova: “Nuk e di se çfarë mund të ofroj. Cilat janë kredencialet e mia?” Por ata ishin vërtet bindës dhe thanë që kjo ishte diçka që ne mund ta bëjmë së bashku dhe që unë do të isha rreth njerëzve që e bëjnë këtë dhe se ishte një mundësi për të mësuar. Dhe unë vërtet u emocionova, e dini? Ashtë një kompani në rritje; ata kujdesen pa masë për produktin e tyre.
Dua që njerëzit e verës ta dinë që nuk jam rastësisht këtu, nuk do të jem pa kuptim. Nuk do e pushoj një industri të vjetër qindra e qindra vjeçare. Nuk jam kështu: “Oh, unë thjesht po bubërroj pak”. Ka shumë për të mësuar dhe unë thjesht po përpiqem të thith plotësisht gjithçka mundem dhe të zhytem sa më thellë.
Ekziston një thashethem se ju prireni për të pirë verë jo nga një gotë tradicionale vere, por diçka tjetër. Mund të na flasësh për këtë?
[Qesh] Unë mund të pi verë nga një gotë vere; Nuk jam e fyer nga gotat e verës. Por unë fillova të pi më shumë verë në Europë, ku vera shpesh vjen në tryezë në një broke, me gota të vogla, të shkurtra që janë gati dy e gjysmë inç të gjatë? Dhe më pëlqen kjo. Pikërisht me këtë u njoha kësaj udhe. Ishte diçka që më hoqi intimidimin; ndihej më familjare, më intime, si të jesh në shtëpi. Pra, kjo është mënyra se si ne pimë verë në shtëpi. Unë ruaj kavanozë të vegjël, si kavanozë reçeli, dhe pimë verë prej tyre. Çdo kavanoz i gjatë tre deri në katër inç —është perfekt. Është e qëndrueshme, tingëllon mjedisore. Dhe ka vetëm diçka të këndshme për mënyrën se si ndihet. Ajo është gjithashtu e përballueshme! Ju gjithashtu mund të ruani kavanozë më të mëdhenj dhe të pini ujë prej tyre. Por ... unë nuk kam asnjë kompetencë t’i tregoj dikujt si të jetojë.
Kjo nuk është hera e parë që ju jeni fytyra e një pijeje. A mendoni se përfshirja juaj në biznesin e verës do t’u flasë fansave ashtu si dashuria e personazheve “Sex and the City” për Cosmopolitans gjatë kremtimeve të koktejit?
Njerëzit ende pijnë kokteje; ju e dini, koktejet artizanale janë të mëdhatë në New York. Njerëzit shkojnë në restorante tani për shkak të këtyre baristëve të talentuar, - miksologë – quhen apo jo? Artistët e barit - artistë koktejli! Kështu që, kjo është. Dhe unë akoma do të kem një koktej Cosmopolitan.
Unë nuk jam e sigurt nëse ekziston ende kjo, ju e dini tashmë, brezi nga ajo kohë e veçantë në atë shfaqje - ajo shfaqje e mrekullueshme ... Ka shumë mundësi që ata njerëz janë rritur, apo jo? Vera është kjo lloj shoqëruese në vakte ngrëniesh, në takime, në momente historike, në raste të trishtueshme, në raste të lumtura. Është e mundur që ajo gjeneratë e pijeve të Cosmopolitans mund të ketë lëvizur te vera sepse jeta e tyre ndryshoi. Njerëzit po shkojnë më shumë në shtëpitë e njëri-tjetrit për t’u takuar, ku argëtohen dhe ndajnë ushqime. Të shoqërosh ushqimin me verë krijon një komunitet të vogël për natën. Ky do të ishte supozimi im. Unë e di, se ky është dhe pasqyrimi i jetës sime.