HYRJE HISTORIKU
PARTNERET MAGAZINE EVENTE WINE SHOP KONTAKT EN
VILA ALEHANDRO 1941
ROEL COFFEE
ERJOLA BRAHA GENERAL MANAGER, FOUNDER
HISTORIKU
Alehandro Group e ka origjinën e saj në vitin 2001, si një ndër kompanitë e para në import dhe distribucion në Shqipëri. Ajo, përfaqëson rezultatin e përpjekjeve që nisën me modesti 22 vjet më parë, por që u fuqizuan ndër vite, duke mbërritur në një standard të avancuar biznesi. Në të njëjtën filozofi dhe me dëshirën e synimin për të sjellë më pranë Shqipërisë verërat dhe spirits më të kuotuara në botë, u themelua në hyrje të mileniumit të ri, në vitin 2001, Alehandro Group. Që 2001 me ambicien për të qënë kompania me e njohura dhe inovative në tregtimin e verës ne Shqipëri. E formuar nga konsulentët dhe agjentët me kualifikimet më të larta, për të sjellë nje shërbim ekselent çdo ditë për tregun. Realizojmë objektivat tona duke ndihmuar tregun e HO-RE-CA, për të pasur nje larmishmëri produktesh që ti gjenden sa më pranë klientëve te tyre për të qënë të gjithë fitimtarë. Alehandro Group u kthye në një nga kompanitë elitare të sjelljes së verërave dhe pijeve alkoolike më të mira në Shqipëri. Si fillim e përqendruar në shtetin fqinj të Italisë në zonën e Veneto-s, ku spikasin kantina të njohura si Villa Sandi, më tej Alehandro Group nisi bashkëpunimin edhe më gjerë si në rajonet e Toscana-s, Friul-it dhe Piemonte-s, nga të cilat arriti të sjellë në vendin tonë prodhimet e kantinave superiore në rang botëror. Viti 2018-të, na u besua përfaqësia e familja Louis Roederer, ndër brandet më prestigjioze për Champagne elitare. Viti 2021-të, na u besua përfaqësia e një tjetër familjeje të madhe siç është ajo e Lafite Rothchild, ndër brandet më elitare në mbarë botën.. Me një klientelë dhe treg gjithnjë në rritje, si në numër ashtu edhe në kërkesë, kjo kompani zgjeroi edhe më tej gamën e saj, duke i bashkangjitur edhe emra të tjerë të njohur ndërkombëtarisht. Kjo sipërmarrje e bukur dhe e vështirë, arriti të bëjë diferencën në tregun shqiptar të pijeve, me anë të një menaxhimi serioz dhe të një etike të lartë pune, bazuar në respektimin maksimal të kontratave ekskluzive të mbështetura në Konventën Ndërkombëtare për Importin e Verës. Sot kompania numëron 30 Agjente shitjesh me eksperiencë si dhe 5 distributorë në rrethe të ndryshme të Shqiperisë. Alehandro Group, sot numëron edhe 5 WineShop në qytetet kryesore të vendit, Tiranë, Shkodër, Korcë, Vlorë dhe Durrës. Në më pak se 22 vjet veprimtari në tregun shqiptar, Alehandro Distribution ka shtrirë tregun e saj edhe më tej në Kosovë, Maqedoni dhe Mal i Zi.
Në të njëjtën filozofi dhe me dëshirën e synimin për të sjellë më pranë Shqipërisë verërat më të mira me famë botërore, u themelua në hyrje të mileniumit të ri, në vitin 2001, Alehandro Distribution.
( Erjola Braha )
<
 Copyright © 2023 | Cel:+355 69 20 97 447 | Email: info@alehandrogroup.al