Description
Përshkrimi i Verës: EDIZIONE COLLECTION – FANTINI
Detaje të Prodhimit:
Edizione Collection Fantini është një verë e jashtëzakonshme që mishëron traditën dhe pasurinë e varieteteve më të mira autoktone italiane. Përgatitur nga rrush i zgjedhur nga rajone të ndryshme të Italisë Jugore, Montepulciano, Primitivo, Sangiovese, Negroamaro dhe Malvasia Nera kjo verë kombinon elegancën dhe kompleksitetin në mënyrë perfekte. Maturimi: 12 muaj në fuçi lisi francez dhe amerikan, duke i dhënë verës një strukturë të thellë dhe nuanca të rafinuara të drurit dhe erëzave
Karakteristikat
- Ngjyra: Një e kuqe rubin e thellë dhe intensive, me reflektime vjollcë që tregojnë kompleksitetin dhe pjekurinë e saj.
- Aroma: Aromë e pasur dhe e fuqishme, ku dallohen nota të frutave të pjekura si qershia e zezë, manaferrat dhe kumbullat. Preken gjithashtu nuanca të erëzave të ëmbla, vaniljes, çokollatës dhe duhanit, të cilat vijnë nga maturimi në fuçi lisi.
- Shija: Në gojë është e plotë, e ekuilibruar dhe me strukturë të fuqishme. Taninat janë të buta dhe të rafinuara, duke krijuar një harmoni perfekte me aciditetin e moderuar dhe përfundimin e gjatë e elegant. Ndjesia e butë dhe e kadifenjtë e bën këtë verë një përvojë unike në degustim.
Shoqërime të Sugjeruara
KombiAnohet në mënyrë të shkëlqyer me:
- Mish të kuq të pjekur
- Pasta
- Pjatat tradicionale
- Djathë i Stazhonuar
Eshte një zgjedhje perfekte për event speciale dhe darka të veçanta.