
Një pasdite në Alehandro/ Mjeshtri Cotarella dhe një zonjë që ka sjell pasionin italian në Shqipëri
Ndoshta nuk e dini ende, por në Tiranë ekziston një vend ku bëhen bashkë të gjitha ata që e duan, studiojnë, shijojnë por edhe shpërndajnë tek të tjerët, pijen magjike të verës.
Prej disa muajsh, në Picall të Tiranës, Alehandro Group ka sjell një tjetër standard për sa i përket verës dhe filozofisë së saj.
Kjo Akademi nga Alehandro është një hapësirë inovative për të ofruar një platformë gjithëpërfshirëse të formimit dhe edukimit në botën e verës. Duke u dedikuar si profesionistëve të industrisë, ashtu edhe dashamirësve të verës.
Jo me larg se fundjavën e kaluar, Alehandro Group e vizitoi mjeshtri i verave në Itali por edhe në botë, Riccardo Cotarella. I shoqëruar nga ambasadori italianë në Tiranë Marco Alberti dhe mirëpritur nga Erjola Braha, e cila njihet ndryshe edhe si “zonja e verërave” në vendin tonë, ai mbajti një leksion duke degustuar këtë pije të jashtëzakonshme nga familja Cotarella.
Për Brahan, prezenca e Cotarella-s në Akademinë e saj ishte një nder, duke patur parasysh, formimin dhe kulturën italian që Erjola ka marr nga vendi ynë fqinjë duke jetuar edhe studiuar atje për shumë vite.
Nga ana tjetër, mjeshtri, në fjalën e tij, u shpreh se ishte hera e tij e parë në Shqipëri duke mbetur i befasuar nga puna e Alehandro Group. Duke vizituar nga afër gjithë perandorin Alehandro ai pohoi i emocionuar se, Erjola me dedikimin e saj, përfaqëson pasionin italian në Shqipëri. Duke i ndjerë krenar për ndikimin pozitiv që ka patur mbi zhvillimin profesional të Erjola BrahësKy ishte vetëm një nga aktivitetet e shumta që Alehandro Group organizon tashmë në mënyrë periodike në ambientet e saj të reja.



Related posts
Një pasdite në Alehandro/ Mjeshtri Cotarella dhe një zonjë që ka sjell pasionin italian në Shqipëri
Ndoshta nuk e dini ende, por në Tiranë ekziston një vend ku bëhen bashkë të gjitha ata që e d
L’imprenditrice che sta portando il business del vino italiano nei Balcani
Conosciuta come Lola, Erjola Braha è la giovane ceo di Alehandro Group, una delle più grandi az
USA and Albania toast the 248th Anniversary of US Independence Day
Erjola Braha, presents Robert Mondavi’s wines at the official ceremony organized in Tirana for US