HYRJE HISTORIKU
PARTNERET MAGAZINE EVENTE WINE SHOP KONTAKT EN
VILA ALEHANDRO 1941
ROEL COFFEE

Blanche Karte një vlerë në fondin e verërave të famshme Roederer

Blanche Karte

 

 «Kjo përzierje e jashtëzakonshme e tetë vjeljeve zbulon ekuilibrin, forcën dhe rrumbullakësinë (taninë e butë dhe aciditet  i ulët) dhe shton fondin e verërave të famshme të Louis Roederer.»

 - Jean-Baptiste Lécaillon, Master i Qilarëve

 

Ringjallja e Shtëpisë Roederer nga hiri i historisë

 

 Pas trazirave të fillimviteve 1900, veçanërisht pas Luftës së Parë Botërore, që shkatërroi më shumë se gjysmën e pasurisë së Louis Roederer, Léon Olry Roederer rindërtoi vreshtat. Ai vendosi të blejë rrush për të siguruar vazhdimësinë e Shtëpisë gjatë kësaj periudhe të vështirë dhe në të njëjtën kohë krijoi një verë shumëvjeljesh, që do të kishte një aromë të qëndrueshme, pavarësisht nga viti i vjeljes.

 

Një përzierje historike

 

 Carte Blanche cuvée - si Brut Premier — prodhohet nga rreth 40% Pinot noir, 40% Chardonnay, 20% Pinot Meunier, 5% e të cilit është verë e vjetëruar në fuçitë e lisit. Vjetërohet për 3 vjet në qilarët e Louis Roederer dhe lihet për një minimum prej 6 muajsh pas heqjes së mbetjeve dhe zëvendësimit të tapave.

 

Sublimimi i një trashëgimie

 

 Carte Blanche, e cila ka më shumë dozë të shtuar sesa Brut Premier, pasqyron në mënyrë të përkryer traditën e madhe të shampanjave gjysmë të thata. E pasur, e butë, me një aciditet fin dhe të qëndrueshëm, me një freski shumë delikate, kjo përzierje shenjohet nga frutat e pjekura thuajse të karamelizuara dhe një aromë mjalti dhe bajamesh të bluara.

 

 Copyright © 2023 | Cel:+355 69 20 97 447 | Email: info@alehandrogroup.al