Një pasdite në Alehandro/ Mjeshtri Cotarella dhe një zonjë që ka sjell pasionin italian në Shqipëri
Ndoshta nuk e dini ende, por në Tiranë ekziston një vend ku bëhen bashkë të gjitha ata që e duan, studiojnë, shijojnë por edhe shpërndajnë tek të tjerët, pijen magjike të verës. Prej disa muajsh, në Picall të Tiranës, Alehandro Group ka sjell një tjetër standard për sa i përket verës dhe filozofisë së saj.